Spahiu: Zgjedhjet e parakohshme në veri pritet të mbahen në muajin shtator

Aktuale

Spahiu: Zgjedhjet e parakohshme në veri pritet të mbahen në muajin shtator

Më: 3 maj 2023 Në ora: 19:21
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar sot se zgjedhjet në katër komunat veriore pritet të mbahen sërish.

Spahiu ka thënë se ato nuk do të mbahen tani, pa u vendosur flamuri i Kosovës në Kuvende komunale, Prokurori, Gjykata dhe stacione policore.

“Po, zgjedhjet pritet të mbahen sërish por pasi të kryhen disa procese. Nuk do të mbahen zgjedhjet pa u vendosur flamuri i Kosovës nëpër objekte, Kuvende komunale, Prokurori, Gjykata dhe në stacionet e Policisë. Deri më tani janë vendosur vetëm në stacionet e Policisë, Prokuroria dhe Gjykatat po e vonojnë këtë proces, nuk e di për çfarë arsye.Ndoshta pse po ekonsiderojnë këtë si sukses të qeverisë Kurti ose kanë agjendë anti-Kosovë ose janë të paguar nga Serbia. Por një gjë është e qartë se flamuri i kosovës duhet të valojë në të gjitha institucionet në Veri”, tha ai.

Spahiu tha se duhet të hapet ‘Ura e Ibrit’, të rindërtohet xhamia e Ibrit të hapet shkolla shqipe në komunat veriore dhe pastaj të mbahen zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore.

“Duhet të hapet Ura e Ibrit, të rindërtohet xhamia e Ibrit, të hapet shkolla shqipe në komunat e veriut të Mitrovicës dhe pastaj do të kemi zgjedhje të reja të parakohshme ku do të kthehen kryetarët serb të cilët do t’i gjejnë këto gjera dhe nuk do të mund t’i ndryshojnë”, tha Spahiu.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, po thotë se zgjedhjet në veri pritet të mbahen sërish.

Sadiku tha se procesi zgjedhor mund të mbahet në muajin shtator .

“Mund të kemi ndoshta në shtator 2023 pasi zgjedhjet në Veri kishin legalitet por jo legjitimitet pasi qe qytetaret serb në pjesën veriore nuk morën pjese në to. Për tu kthyer legjitimiteti ne veri duhet serbet të marrin pjesë në zgjeshje, dhe me pas te njejtin të kthehen ne istitucione, si komuna, gjykatë, dhe polici”, deklaroi Sadiku.

Me 23 prill u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok.

Lista Serbe nuk mori pjesë fare në këtë proces zgjedhor.

Megjithëse nuk doli një numër i lartë i votuesve në zgjedhje, nga SHBA-të u tha se janë në përputhje me Kushtetutën.

“Shtetet e Bashkuara theksojnë se zgjedhjet për kryetar komune dhe dy zgjedhje për asamble komunale u mbajtën në komunat e Kosovës Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zveçan/Zveqan dhe Zubin Potok më 23 prill 2023, në përputhje me Kushtetuën dhe kërkesat ligjore të Kosovës. Ne mbështesim një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë. Na vjen keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhorë kosovarë për t’i vënë në dispozicion vendet e votimit për qytetarët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit. Gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizmin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhjet.Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm. Ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”, u tha në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat