Zemaj: Terminologjia e dakorduar, shqetësuese barazia mes palëve

Aktuale

Zemaj: Terminologjia e dakorduar, shqetësuese barazia mes palëve

Më: 3 maj 2023 Në ora: 20:27
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, nuk është pajtur me terminologjinë që është përdorur në kuadër të Deklaratës për të Zhdukurit me Dhunë nga lufta e fundit në Kosovës që u miratua mbrëmë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Po tashmë terminologjia duket të jetë e dakorduar sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me çështjen tonë në tavolinë, aty është edhe pala tjetër, edhe janë edhe ndërmjetësuesit dhe unë këtë e mirëkuptoj në kuptimin se ku mundesh me arritë te pjesa më përmabjtjesore ose e të vërtetës historike”, ka thënë Zemaj në Info Magazine.

“Mirëpo për mua dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës është shqetësuese barazia midis palëve në kuptimin e asaj se ne kemi qenë viktimë, kemi qenë vend i cili kemi kërkuar liri dhe pavarësi dhe në atë kohë nuk kemi pasur institucione ose nuk kemi pasur mekanizma që neve na barazojnë me dhunën e aparatit shtetëror serb hegjemonist të kohë së Millosheviqit”.

Sipas Zemajt, megjithatë të dyja shtetet del që po barazohen kur flitet për dokumentacione e harta, kur dihet se si në të vërtetë ka qenë situata.

“Palët, kur flitet për dokumentacionet, për hartat, për dokumentet e klasifikume, të gjitha ato ne barazohemi fatkeqësisht dhe dihet qartë se cila ka qenë pozita jonë, nuk po them vetëm shtetërore sepse ajo nuk ka ekzistu. Ka ekzistu si republikë e pavarur e sistemit paralel të udhëhequr e asaj kohe dhe angazhimit për liri dhe pavarësi por ne kemi qenë viktima”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat