Kuvendi mbyll punimet, mbesin edhe 17 pika nga seancat e kaluara

Aktuale

Kuvendi mbyll punimet, mbesin edhe 17 pika nga seancat e kaluara

Më: 3 maj 2023 Në ora: 20:33
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e vazhdimit të seancave të muajve të mëparshëm.

Pas pauzës, Kuvendi miratoi edhe raportin raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, si dhe rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”.

Po ashtu, Kuvendi miratoi gjithashtu Projekt-Deklaratën në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF), ndërsa nuk pati kuorum për vendimmarrje për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Në fund, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kërkoi disiplinë më të madhe të deputetëve duke thënë se kane mbetur edhe 17 pika të tjera të seancave të muajve të kaluar.

Ai tha se në javët në vijim mund t’i mbyllin edhe këto pika që kanë mbetur nëse deputetët tregohen më të përgjegjshëm.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër (e enjte) për një seancë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat