Haradinaj për Asociacionin: Është e keqe e trashëguar, na ka mbetë në derë

Aktuale

Haradinaj për Asociacionin: Është e keqe e trashëguar, na ka mbetë në derë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:00
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, në lidhje me formimin e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai në “Debat Plus”, ka thënë se Asociacioni është trashëguar nga qeveritë e kaluara, dhe se tash është obligim ndërkombëtar që Kosova nuk mund ta mënjanojë.

“E kemi një të keqe të trashëgume, na ka mbetë në derë, i ka mbetë Kosovës. Është trashëgu nga paraardhësit tonë, institucionet tona kanë marrë obligim ndërkombëtar për Asociacionin, e kemi nuk ka dilema”, ka thënë ai.

Haradinaj foli edhe për komisionin menaxhues për Asociacionin, i cili tha se marrëveshja e vitit 2015, ka obliguar që ky komision të përbëhet nga persona të nacionalitetit serb.

“Nuk ka vendosur Qeveria Kurti, apo Haradinaj, që komisioni të përbëhet prej serbëve, ka vendos marrëveshja shumëpalëshe, Kosovë – Serbi, dhe ndërmjetësit e BE-së”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se ka qenë ë pritshme që Asociacioni i propozuar nga ai komision, të mos pranohej nga Kosova.

“Është e pritshme që me konsumu njëherë produktin e këtij komisioni, që nuk është produkt i Kurtit por i marrëveshjes 2015. Nuk besoj as amerikanët që kanë pritë befasi që kanë pritë prej serbëve të shkruajnë asociacion që na pëlqen”, ka thënë ai.

Haradinaj tha se nëse formohet, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat