“Asociacion nuk ka, por ka vizion të draftit”/ Kica-Xhelili gjen ‘oksimoronin’ në qëndrimet e Kurtit

Aktuale

“Asociacion nuk ka, por ka vizion të draftit”/ Kica-Xhelili gjen ‘oksimoronin’ në qëndrimet e Kurtit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:00
Doarsa Kica Xhelili

Përmes shprehjes “oksimoron”, që nënkupton kontradiktën, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka vendosur ta shpjegojë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për Asociacionin.

Ajo ka përmendur qëndrimet e Kurtit për Asociacionin, që sipas saj janë një oksimoron.

Reagimi i plotë:

Në gjuhën angleze ekziston një term figurativ: oxymoron. I referohet fjalëve kontradiktore që shfaqen të ndërlidhura. P.sh.:

Me “qetësi shurdhuese” po thuhet e “vërteta e rrejshme” e “realitetit fiktiv” të krijuar nga monopolizuesit e “shpresës së dëshpëruar”.

Ose:

Asociacion nuk ka, por ka ‘vizion’ të draftit të Asociacionit. ‘Oxymoron’ i llojit të vet apo paradoks?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat