Armend Muja: Storia e picës s’është e vërtetë, Haxhiu e Shala janë trillues të njohur

Aktuale

Armend Muja: Storia e picës s’është e vërtetë, Haxhiu e Shala janë trillues të njohur

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:41
Armend Muja

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka komentuar pretendimet e Ferat Shalës të PDK-së se i ka dërguar picë Mujës kur ishte në burg.

Muja i ka quajtur “trillime” këto pretendime dhe i ka quajtur trillues Ferat Shalën dhe Bekim Haxhiun e PDK-së.

“Është trillim i pastër kështu tamam në stilin e këtyre tre. Këta janë  të moçëm në politikë dhe i njoh nga Mtirovica e jo personalisht. As nuk i kam takuar kurrë e as nuk i njoh. Krejt këto pica e pronto i kanë stile mafioze të tyre”, ka thënë ai.  

“Krejt debatin e deflektoj pasi që nuk deshi të flas për temën që e mori. As Shalën e Haxhiun nuk i njoh personalisht. Këta janë sjellë korrekt me mu në komision. Por duket se i janë marrë zonat e interesit të Trepcës dhe e sheh që prapa është Ferat Shala. Kur i merr në komision hetimor të dalin miqtë e Ferat Shalës”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat