Abazi: U shkarkova një javë pasi Vuçiq ma përmendi emrin

Aktuale

Abazi: U shkarkova një javë pasi Vuçiq ma përmendi emrin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:19
Haki Abazi

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur sot për përjashtimin e Haki Abazit.

Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Abazi, ka pretenduar se kjo erdhi pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia përmendi emrin në Kuvendin e Serbisë.

“Një javë pasi Vuçiq më përmendi 2 herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, tha ai në Tëvë1

Abazi tutje ka deklaruar se kryeministri Kurti ka paranojë ndaj të tjerëve që mund të ke mendim ndryshe apo kritik në LVV.

“Kjo do të jetë emërues i përbashkët i asaj që ka ndodhë në vazhdimësi…kryeministri Kurti duket që ka paranojë të skajshme ndaj kujdo që mund të ketë mendim të qartë e ndryshe apo mendim kritik brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është testuar në përcaktimin e kandidatëve për kryetar komunash, zgjedhjet e brendshme etj”, u shpreh deputeti Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat