Kryeziu-Hyseni: Serbia për herë të parë pranoi se ka kryer krime në Kosovë – do t’i hap të gjitha arkivat

Aktuale

Kryeziu-Hyseni: Serbia për herë të parë pranoi se ka kryer krime në Kosovë – do t’i hap të gjitha arkivat

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:33
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se me Deklaratën e arritur dje në Bruksel për të Zhdukurit, Serbia për herë të parë ka pranuar se ka kryer krime në Kosovë.

Serbia me dakordimi mes kryeministrit Kurti e presidentit serb, Vuçiq sipas Kryeziu-Hysenit do t’i hap arkivat, dokumentet dhe do të tregoj për varrezat masive të të 1617 personave të zhdukur me dhunë nga lufta në Kosovë.

“Një Deklaratë që ështëv krijuar pikërisht për të ardh te gjetja e një zgjidhje për fatin e 1617 personave. Me anë të kësaj Deklarate, Serbia për herë të parë e ka pranuar që kas kryer krime në Kosovë, dhe ka pranuar që ka përgjegjsi ndaj këtyre krimeve. Në të njëjtën kohë ka pranuar me i hapë të gjitha arkivat, e dokumentet me tregu se ku ka varreza masive.”, u shpreh Kryeziu-Hyseni.

Ajo ka shtuar se Deklarata për të Zhdukurit nuk e barazon viktimën dhe agresorin që ka kryer krime në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat