Deputetja e VV-së: Ekipi Menaxhues i shkarkuar dyshohet se ka pasur ndërhyrje nga Serbia

Aktuale

Deputetja e VV-së: Ekipi Menaxhues i shkarkuar dyshohet se ka pasur ndërhyrje nga Serbia

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:40
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka folur lidhur me shkarkimin nga puna e Ekipit Menaxhues për draftimin e Asociacionit, duke thënë se që nga fillimi marrëveshja ishte që sapo të bëhej publik drafti, aty të përfundonte edhe puna e këtij grupi.

Kryeziu-Hyseni ka deklaruar se ka shumë dyshime që ky grup të ketë pasur ndërhyrje në punënë e tyre nga ana e Serbisë.

“Dakordimi ka qenë kështu, kur është krijuar ky grup menaxhues, kanë pas mandate deri në momentin kur e prezantojnë draftin para palëve, në momentin kur drafti bëhet publik këtyre iu kalon afati dhe diskutimi kalon tek palët për të folur për materialin që ata e kanë. Kjo ka qenë e ditur që në momentin që ky ekip menaxhues e bën publik materialin, përfundon mandati. Mesa e di unë këta kanë qenë të emëruar që 10 vite, por asnjëherë nuk kanë punuar në asnjë projekt. Dy prej tyre kanë pësuar ndryshime në vazhdimësi, ku lindin dyshimet se ka pasur interferenca prej Serbisë, duke përcjellë njerëz që kanë qenë në favor të tyre për t’u bërë pjesë e ekipit.”, tha ajo.

Tutje, ajo ka thënë se drafti binte ndesh me pesë kriteret që kryeministri Kurti i ka paraqitur të emisarët ndërkombëtar, dhe për këtë arsye ai pastaj paraqiti draft-vizionin e tij.

“Ekip ky i ngarkuar shumë vite më parë për ta bërë një draft të tillë, që se kanë bërë deri më dje dhe e kanë paraqitur në bisedime. E kemi parë që ky draft ka qenë I papranueshëm për palën kosovare. Palët nuk e kanë parë draftin më përpara. Por pala jonë ka pasur disa kriter që është dakorduar t’i vendos në pajtim me Lajçak dhe Escobar edhe në takimet e më hershme, që në rast se ky draft bie ndesh me 5 kriteret që kemi vendosur, atëherë s’kemi çka të diskutojmë dhe na takon neve që të dorëzojmë draftin tonë.”, tha ajo.

Së fundi, deputetja e VV-së ka shtuar se edhe pse se ka parë draftin nuk pret që nga një ekip i tillë të dalë një draft i Asociacionit i pranueshëm për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat