Humolli: Haki Abazi e kishte deklaruar para meje largimin e tij nga VV-ja – s’e përjashtuan

Aktuale

Humolli: Haki Abazi e kishte deklaruar para meje largimin e tij nga VV-ja – s’e përjashtuan

Më: 3 maj 2023 Në ora: 23:58
Fatmir Humolli

Deputeti i larguar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli ka folur lidhur me përjashtimin e sotëm që kjo parti ia bëri deputetit Haki Abazi.

Humolli ka thënë se Abazi ishte deklaruar që moti se nuk është pjesë e grupit, madje edhe para largimit të tij.

“Hakiu moti është deklaruar, para meje që është dalë prej grupit. E tash këtë përjashtimin se di, është gati njëjtë këtë grupin për Asociacion që e ka ba Serbia, që e kanë shkarkuar, njëjtë është. Ai nuk u kanë i qeverisë, edhe Hakiu s’ka qenë në grup.”, tha ai në “Prime Time”.

Tutje, Humolli ka komentuar edhe veprimet e partisë nga e cila është larguar duke thënë se janë një gjeneratë e re, ju mungon përvoja politike.

“Por, shumica e VV-së janë gjeneratë e re, gjeneratë që s’kanë përvojë politike. Guximi politik dallon prej atij qytetar. Ka gjëra të mira që ka bërë, por kur i sheh se mundësi ka pasë edhe nuk i ka shfrytëzuar mundësit, është e rëndë me i pa. Unë i takoj edhe një familje që kemi pas pavarësi financiare, dhe kur e sheh ministrin që se ka guxmin me i shfrytëzu ato mundësi.”, tha ai.

Muaj më parë Fatmir Humolli kishte deklaruar largimin e tij nga LVV-ja. Ndërsa sot, kjo parti përjashtoi nga grupi parlamentar, deputetin Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat