Hisen Berisha tregon se si dikur ishte ‘inspiruar’ nga Albin Kurti

Aktuale

Hisen Berisha tregon se si dikur ishte ‘inspiruar’ nga Albin Kurti

Më: 4 maj 2023 Në ora: 00:41
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se në kohën sa kishte qenë në uniformë të TMK-së, ishte inspiruar nga Albin Kurti në temën se “Zajdenica” nuk duhet të kalojë.

Berisha madje tregoi se edhe Agim Çeku në atë kohë ia kushte mundësuar Kurtit një ligjëratë në Akademinë e Mbrojtjes, për ta shpalosur vizionin e tij kundër “Zajednicës”.

“Unë personalisht jam inspiruar se nuk duhet të kalojë “Zajednica” sa kam qenë ushtarak në atë kohë, në uniformë, nga Albin Kurti.

Ne e dimë që Agim Çeku në atë kohë, ia ka mundësi një ligjëratë në Çerdhen e Shqiponjave në TMK, në Akademinë e Mbrojtjes për ta arsyetuar vizionin e tij se nuk duhet lejuar Asociacion në Kosovë. Aty jam inspiruar se “Zajednica” nuk kalon edhe pikë”, tha Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat