Pasi u përjashtua nga VV-ja, a do t’i bëjë ofertë Haki Abazit PDK-ja?

Aktuale

Pasi u përjashtua nga VV-ja, a do t’i bëjë ofertë Haki Abazit PDK-ja?

Më: 4 maj 2023 Në ora: 00:47
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tregoi se a do ta ftojë partia e tij që t’i bashkëngjitet Haki Abazi, pasi ky i fundit sot u përjashtua nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Partia Demokratike nuk është parti që mbledh lojtarë rezervë që i nxjerrin të tjetër prej loje. Partia Demokratike ka mjaftueshëm vlera për me u prezantu dhe me i çu përpara proceset e veta”, tha Berisha.

Ndryshe, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se e kanë përjashtuar deputetin Haki Abazi nga grupi parlamentar.

Ajo ka thënë për median se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat