Hisen Berisha: PDK është e vetmja parti që ka punu për këtë shtet

Aktuale

Hisen Berisha: PDK është e vetmja parti që ka punu për këtë shtet

Më: 4 maj 2023 Në ora: 01:01
Hisen Berisha

Deputeti Hisen Berisha, tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje nacionale dhe sipas tij, është e vetmja parti që ka punuar për Kosovën.

“Kryetari i PDK-së është kryetari më i mirë që e ka një parti politike. Është njeriu që për pak muaj, ka arritur me i fitu zgjedhjet lokale, ky është realitet.

Sot jemi të gatshëm me hy në zgjedhje nacionale dhe jam i bindur se do të shënojmë fitore dhe jemi e vetmja parti që sot populli po beson se është e vetmja që ka punu për këtë shtet, dhe nga dita që është ndalë nga viti 2014.

Prej vitit 2014, përjashto rrugën e arbrit që është ndërtua, prej 2014 ma tregoni një lëvizje zhvillimore pozitive që e ka bërë dikush tjetër.

Ma thoni veç një investim, a në paga, a në çështje ekonomike, a sociale, a politike”, u shpreh Hiseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat