Selmanaj: Me dakordimin për personat e zhdukur, Kosova ia mundëson Serbisë të heqë përgjegjësinë penale e juridike-shtetërore

Aktuale

Selmanaj: Me dakordimin për personat e zhdukur, Kosova ia mundëson Serbisë të heqë përgjegjësinë penale e juridike-shtetërore

Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:28
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës për deklaratën rreth personave të zhdukur për të cilën Kurti u dakordua me Vuçiqin në Bruksel.

Sipas Selmanajt, përmes pajtimit për një deklaratë të tillë, Kosova ia mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme.

 “Me dakordimin e deklaratës për të zhdukurit, Kosova i mundëson Serbisë që të heq përgjegjësinë penale juridiko-shtetërore për zhdukjet e dhunshme sipas Nenit 2 të Konventës së OKB-së”, ka thënë Selmanaj.

Deputeti i LDK-së thotë se heqja e fjalisë “të zhdukur me dhunë” tregon se Kurti ka për qëllim tejkalimin dhe jo adresimin e krimeve.“Po ua citoj nenin 2. Zhdukje me dhunë konsiderohet çdo arrestim ndalim nga agjentë të shtetit apo grupe personash nën autorizimin e shtetit. Heqja e fjalisë të zhdukur me dhunë rrezikon brutalisht që përmes devijimit të terminologjisë ta konfirmoj që se ka për qëllim adresimin por tejkalimin”, ka shtuar tutej Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat