New York Times shkruan për ndikimin e administratës Trump në Prishtinë e Beograd

Aktuale

New York Times shkruan për ndikimin e administratës Trump në Prishtinë e Beograd

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:58
Kurti dhe Grenell

Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” ka shkruar për lidhjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me administratën e ish presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas saj Shtetet e Bashkuara dhe BE kanë vazhduar t’i shërbejnë Vuçiqit. Administrata Trump dukej veçanërisht e favorshme për Vuçiqin, duke përkrahur atë në çështjen e heqjes së takses nga ana e qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij hulumtimi Administrata Trump kishte detyruar rënien e një qeverie popullore në Kosovë, bëhet fjalë për qeverinë Kurti 1, meqë Kryeministri Kurti nuk pranoi kërkesën e SHBA-ve për heqjen e takses 100 pa kushte, raporton Gazeta10.

 “Trump dërgoi një të dërguar të posaçëm gërryes në rajon, Richard Grenell, i cili dukej i vendosur për të ndërmjetësuar një “marrëveshje të shekullit” Serbi-Kosovë për të përmirësuar perspektivat e Trump në zgjedhjet presidenciale të 2020. (Nuk ndodhi.)”, thuhet tutje në hulumtim.

Gazeta amerikane konfirmon po ashtu se Kosova veriore dominohet nga grupet e krimit të organizuar që shihen gjerësisht si aleatë të partisë së Vuçiqit dhe janë akuzuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për komplot me zyrtarët serbë të sigurimit për kontrabandë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat