Vela ironizon me Vuçiqin pas artikullit të The New York Times që ia përmend lidhjet me krimin

Aktuale

Vela ironizon me Vuçiqin pas artikullit të The New York Times që ia përmend lidhjet me krimin

Më: 4 maj 2023 Në ora: 13:11
Blerim Vela

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është përmendur në artikullin e New York Times për lidhjet me krimin në Serbi.

Gjiganti mediatik ka përmbledhur një hulumtim rreth krimit në Serbi. Të gjitha faktet që ka paraqitur në këtë tekst, I ka lidhur ngushtë me djalin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Danilon.

E për këtë ka ironizuar Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Twitter, të enjten, Vela ka thënë se njerëzit e Vuçiqit mund të kontrollojnë disa media në Serbi, por jo edhe New York Time.

”Diplomatët që ndoqën nga afër Serbinë nuk mund të befasohen me artikullin e New York Time për ngatërresën e Vuçiqit me grupet e krimit. Pyetja është se çfarë do të bëjnë për këtë!  Mbi këtë arritje “madhështore”. Në fund të fundit, ju mund të kontrolloni Pink dhe Informer, por jo NYT”, ka shkruar Vela.

Vuçiq edhe nga opozita në Serbi cilësohet si autoritar, pikërisht qasja e tij ndaj mediave ka qenë pika më kritike e politikanit që tashmë e ka kaluar një dekadë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat