Tahiri-Beqa e vlerëson të pafavorshme heshtjen e BE-së dhe ShBA-së ndaj Serbisë

Aktuale

Tahiri-Beqa e vlerëson të pafavorshme heshtjen e BE-së dhe ShBA-së ndaj Serbisë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:53
Arta Tahiri-Beqa

Analistja Arta Tahiri-Beqa vlerëson se Kosova ka mbetur në një udhëkryq, sa i përket situatës aktuale në dialogun me Serbinë.

Ajo thotë se heshtja e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk krijon situatë të favorshme, teksa theksoi se nuk sheh një rrugëzgjidhje.

“Tetë pikat e marrëveshjes janë shkelur, shkelje më të mëdha se që ka bërë Serbia deri më tani për punën e marrëveshjeve nuk ka bërë absolutisht Kosova. Dhe heshtja e Bashkimit Evropian, konkretisht, të dy emisarëve të ngarkuar pikërisht në këtë dialog, por ndërkohë edhe heshtja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk kisha thënë që është situatë e favorshme për Kosovën. Fatkeqësisht Kosova në këtë situatë, në çështjen e Asociacionit të komunave, është në një udhëkryq, nuk po shoh ndonjë rrugëzgjidhje”, deklaroi Tahiri-Beqa.

Para dy ditësh, kryeministri Albin Kurti njoftoi se ka dorëzuar një dokument tek përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe te i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, mbi atë se si Beogradi zyrtar i ka shkelur 8 nene nga marrëveshja bazë e 27 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat