Haki Abazi: Kurti i zgjodhi kandidatët për komuna, pësuam fiasko pasi nuk dëgjoi këshillën time

Aktuale

Haki Abazi: Kurti i zgjodhi kandidatët për komuna, pësuam fiasko pasi nuk dëgjoi këshillën time

Më: 4 maj 2023 Në ora: 23:31
Deputeti Haki Abazi

Deputeti Haki Abazi ka treguar se ka shumë mospajtime brenda grupit të VV-së dhe kjo është parë edhe në zgjedhjet lokale që ishin vetëm një vit pas zgjedhjeve në nivel qendror kur VV fitoi mbi 50%.

Abazi tha në emisionin DPT te Fidani në T7 se kishte paralajmëruar Kurtin shumë muaj para zgjedhjeve se do të kishte rezultat të dobët.

Ai tha se kishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që kandidatët për kryetarë të komunave të dilnin nga zgjedhjet e brendshme brenda komunave.

“Kishte fiasko. Shumë para zgjedhjeve unë thashë që të ketë kandidatë që burojnë nga gara e brendshme, ndërsa ai i zgjodhi vet kandidatët”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat