Osmani do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III

Aktuale

Osmani do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III

Më: 5 maj 2023 Në ora: 10:45
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani në këtë ceremoni do të jetë e shoqërua nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu e cila do të organizohet të premten (sot) dhe të shtunën më 6 maj.

Para ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botëror në Buckingham Palace, sot më 5 maj.

Më 6 maj, Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë, krahas krerëve shtetëror nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey, me ç’rast, Presidentja Osmani do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në komunikatë.

Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja dhe Zotëriu i Parë do të marrin pjesë edhe në pritjen që Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, organizon për liderët botërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat