Eksperti Shala: Marrëveshja për të pagjeturit dëmton UÇK-në

Aktuale

Eksperti Shala: Marrëveshja për të pagjeturit dëmton UÇK-në

Më: 5 maj 2023 Në ora: 11:51
Drizan Shala

Drizan Shala tha se marrëveshja e nënshkruar mes Kurtit dhe Vuçiç për të pagjeturit do dëmtojë gjyqin për ish-krerët e UÇK-së.

Eksperti i sigurisë tha se qeveria e Kosovës nuk ka një strategji të qartë dhe nuk po e kupton se si vendimet e saj po ndikojnë në arritjen e institucionalizimit të Kosovës.

“Interesa dhe tendenca e Beogradit, është se Gjykata e Hagës nuk ka më  subjektivitet apo substancë për ta trajtuar çështjen. kështu me këtë element, marrëveshja e 2 majit është detaji i fundit i cili de facto do e ngarkojë komplet gjykatën ndërkombëtarë e cila është formuar për të kërkuar drejtësi për personat e vrarë gjatë dhe pas luftës, për motive politike e me radhë.

Qeveria e Kosovës nuk ka një strategji të qartë për të dalë nga ky problem e duke mos patur aspektin se si po ndikojnë vendimet e saj në arritjen e institucionalizimit të Kosovës”,-tha Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat