Reagon edhe Vetëvendosja lidhur me deklaratat e BE-së për Ekipin Menaxhues të Asociacionit

Aktuale

Reagon edhe Vetëvendosja lidhur me deklaratat e BE-së për Ekipin Menaxhues të Asociacionit

Më: 5 maj 2023 Në ora: 13:32
Mimoza Kusari-Lila

Një ditë më parë ka reaguar Presidenca dhe Qeveria e Kosovës lidhur me deklaratat e Bashkimit Evropian pas shkarkimit të Ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas ditë më parë, Qeveria e Kosovës shkarkoi Ekipin menaxhues reagoi BE duke thënë se lirimi nga detyra i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit është në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun.

Pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano të enjten kanë reaguar nga Presidenca dhe Qeveria, ndërkaq sot reagoi edhe shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo theksoi se deklarata e BE-së do të kishte pasur njëfarë besueshmërie nëse do të kishte kritikuar ekipin menaxhues për propozimin e draftit antikushtetues në kundërshtim me parimet e BE-së.

Kjo deklaratë do të kishte pasur njëfarë besueshmërie, nëse BE-ja do të kishte kritikuar ekipin e MGMT për propozimin e draftit antikushtetues, në kundërshtim me parimet e konfirmuara nga BE. Është e detyrueshme për suksesin e procesit, që BE t’iu qëndroj pas parimeve të saj”, shkruan Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat