Arianit Koci publikon video nga veriu, nuk i pëlqen situata: Këta persona janë të rrezikuar vazhdimisht!

Aktuale

Arianit Koci publikon video nga veriu, nuk i pëlqen situata: Këta persona janë të rrezikuar vazhdimisht!

Nga: A.M. Më: 5 maj 2023 Në ora: 14:51
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci në rrjetin e tij social Facebook nga Mitrovica Veriore

Koci u shpreh i pakënaqur me gjendjen aktuale këtë komunë, derisa tha se ka flamura të Serbisë çdo anë.

“Flamura serb, tabela ilegale, në një trafike nuk m’i pranuan eurot dhe në restorane po pihet duhani: kjo është gjendja në Mitrovicën e Veriut”, nënvizoi avokati, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, situatë ndonëse është e qetë duke e elektrizuar.

Postimi i plotë

1. Flamura serb, tabela ilegale, në një trafike nuk m’i pranuan eurot dhe në restorane po pihet duhani: kjo është gjendja në Mitrovicën e Veriut.

Çka pashë, nuk më pelqeu.

Era Kosovë nuk po i vjen.

2. Isha në vendngjarje, në pjesën veriore të Kosovës. Në mision faktmbledhës. Shkova vetëm që mos me rënë në sy.

Edhe pse qetë, situata po duket e elektrizuar.

Policët tanë në atë pjesë të Kosovës, janë vazhdimisht të rrezikuar. Plus, po punojnë edhe përtej orarit. Secili prej tyre është një lloj heroi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat