Krerët e shteteve anëtare të KiE mblidhen në Reykjavik, a pritet diskutim për anëtarësimin e Kosovës?

Aktuale

Krerët e shteteve anëtare të KiE mblidhen në Reykjavik, a pritet diskutim për anëtarësimin e Kosovës?

Më: 5 maj 2023 Në ora: 16:52
Këshilli i Evropës

Në fund të prillit, Kosova kaloi fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës me vendimin e Komitetit Ministror të organizatës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën e saj për anëtarësimin.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit muajin e shkuar, një takim i rëndësishëm do të mbahet këtë muaj në kryeqytetin e Islandës, e cila udhëheq me Presidencën e Këshillit të Europës. Më 16-17 maj në do të mbahet samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Europës dhe kjo është hera e katërt në historinë 74-vjeçare të organizatës që liderët e shteteve anëtare takohen nën patronazhin e Këshillit.

Pas suksesit të Kosovës në kalimin e fazën së parë drejt anëtarësimit në organizatë u diskutua që tema e saj do të mund të jetë edhe në agjendën e takimit të këtij samiti. Por, në një përgjigje nga Presidenca islandeze thuhet se Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës.

“Samiti do të diskutojë për vlerat themelore të Këshillit të Europës – të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit – si dhe llogaridhënien dhe mbështetjen për Ukrainën. Nuk parashihet diskutim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, thuhet në përgjigje.

Hapja e rrugës për Kosovën drejt anëtarësimit në Këshill të Europës u pa si një produkt i pajtimit të Kosovës për marrëveshje me Serbinë.

Sidoqoftë, edhe ecja më tutje e këtij procesi në Strasburg pritet të lidhet me mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Por, proceduralisht KiE pritet të emërojë një raportues për cështjen e anëtarësimit të Kosovës I cili do të përgatit një raport -opinion të cilin do ta disktuojë Asambleja Parlamentare e më pas ta votojë anëtarësimin ose jo. Nuk dihet saktë sa do t’I duhet kohë Kosovës për t’u bërë pjesë e KiE.

Pas marrjes së vendimit nga Komiteti i Ministrave për ta përcjellë kërkesën e Kosovës, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, në deklaratën e tij pati thënë se pas liberalizimit të vizave dhe këtij akti nga KiE, Kosovën u afrua edhe më pranë familjes europiane. Por, deri te anëtarësimi i plotë ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

”Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin është vendimtar për të ecur përpara .Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i Këshillit të Europës për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane”.

Rohde në këtë postim në Twitter pati treguar se vendi i tij kishte dhënë mbështetje të plotë në këtë hap për Kosovën.

Kryediplomatja Donika Gërvalla në kumtimin e lajmit për vendimin e Komitetit, pati thënë se ky hap është “historik” për Kosovën dhe një hap që çon drejt përmbylljes së procesit të anëtarësimit.

“Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, shkroi Gërvalla në Facebook, duke shtuar se “mbetet edhe shumë punë për t’u bërë”.

Derisa presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh optimiste se rezultati përfundimtar do të jetë në favor të Kosovës dhe këtë në një kohë të shkurtë.

“Flamuri i Republikës së Kosovës së shpejti do të valojë me krenari në mesin e anëtarëve të Këshillit të Evropës”, shkroi Osmani në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat