ZRrE-ja i vendosë 3.2 milionë euro gjobë KEK-ut

Aktuale

ZRrE-ja i vendosë 3.2 milionë euro gjobë KEK-ut

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) është mbledhur sot për ta mbajtur seancën e katërt të radhës për këtë vit.

Pas shqyrtimit përfundimtar të raporteve të monitorimit, në këtë seancë, ZRrE vendosi që t’i gjobisë KEK-un dhe KOSTT.

“Bordi ka vendosur gjobë ne vlerën prej 3.2 milion euro per Korporatën Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT)”, bën të ditur komunikata.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar 15 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum nga të cilat 4 vijnë nga ndërmarrjet dhe 11 nga personat fizik me gjithsej 268 kW”, thuhet tutje.

Kujtojmë se kjo mbledhje ishte paraparë të mbahej më herët por u shty pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat