Kryeziu thotë se nuk ka dallim në mes të termit “të zhdukur me dhunë” dhe atij “të zhdukur me forcë”

Aktuale

Kryeziu thotë se nuk ka dallim në mes të termit “të zhdukur me dhunë” dhe atij “të zhdukur me forcë”

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:44
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se deklarata për të pagjeturit për të cilën u arrit dakordimi më 2 maj në Bruksel është një avancim për shtetin.

Në emisioni “Ditari” i pyetur se përse në deklaratë nuk është përfshir termi “të zhdukur me dhunë” (ang: Enforced disappearance) sipas Konventës ndërkombëtare për Mbrojtjen e Personave të Zhdukur me Dhunë, por është përdorur termi “të zhdukur me forcë” (ang: Forcibly disappeared), Kryeziu tha se është i njëjti term.

“Nuk ka dallim, praktikisht është i njëjti term. Pra, është term i cili përdorët në ndërveprim me njëri-tjetrin, i zëvendësueshëm më njëri-tjetrin. Ka formulime, paragrafe në Konventa, e në aktgjykimeve, gjykatave ndërkombëtare, siç është ajo e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku përdorët edhe termi “të zhdukur me forcë” (ang: Forcibly disappeared) dhe ai  “të zhdukur me dhunë” (ang: Enforced disappearance). Në mes këtyre dyjave nuk ekziston dallimi i cili provohet të theksohet apo të apo të promovohet. Për më tepër unë po them është e njëjta opozitë, të njëjtit deputet, të njëjtit aktor të përfshirë në formulimin e çështjes së njëjtë e në të cilat dokumente nuk ekziston ky term”, deklaroi ai.

Kryeziu tha se ky është dokumenti i parë ku është përdorur termi “të zhdukur me dhunë apo forcë”.

Ai tha se në këtë çështje, Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë, pasi nuk e lejon historia.

“ Kjo temë është insistuar që të mos përfshihet nga Serbia dhe në anën tjetër është insistuar nga ne që të përfshihet. Dhe rezultati është ky që është. Kosova dhe Serbia nuk mund të barazohen në këtë çështja pasi historia na pamundëson një gjë të tillë. Ne jemi dëshmitare, siç është edhe komuniteti ndërkombëtare për zhvillimet që kanë ndodhur në vitin 1998-1999. Pra, nuk mund të këtë barasvlerësim të asaj se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe për krimet që janë kryer këtu. Serbia do të angazhohet për ata 1617 persona të zhdukur, për të cilët ne kemi besim se ata kanë njohuri dhe arkiva se ku janë ata, por që qëllimisht tashmë e 24 vite janë fshehur në kuadër të një lufte politike. Me atë deklaratë Serbia detyrohet që t’i tregojë të gjitha informacionet që ka”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat