Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë

Aktuale

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022.

“Pas përfundimit të periudhës së deklarimit të rregullt të pasurisë për vitin 2022 i realizuar përmes platformës elektronike gjatë muajt mars të vitit 2023, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese”, thuhet në njoftim.

“Subjektet deklaruese, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas publikimit të këtyre regjistrave, mund të bëjnë kërkesë në Agjenci për plotësimet apo korrigjimet e nevojshme të deklarimit të dorëzuar brenda afatit ligjor, nëse kanë bërë lëshime apo gabime pa dashje”.

Këtë vit Agjencia ka finalizuar dhe vënë në funksion platformën për deklarimin elektronik të pasurisë e cila ka ofruan mundësi për subjektet deklarues ta raportojnë pasurinë në mënyrë elektronike (on-line), pa kontakt fizik,  përmes sistemit të Agjencisë për deklarim – DMSA.

Subjektet deklaruese dhe publiku mund të ketë qasje në regjistrat për vitin 2022 përmes linkut https://pakorrupsion-rks.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat