Lokal, banesë, shtëpi e kriptovaluta - kjo është pasuria e kryeshefit të KEK-ut që ndodhet në paraburgim

Aktuale

Lokal, banesë, shtëpi e kriptovaluta - kjo është pasuria e kryeshefit të KEK-ut që ndodhet në paraburgim

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:44
Nagip Krasniqi.

Agjencia Kudër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publik. Në mesin e tyre është tashmë edhe kryeshefi i suspenduar dhe i arrestuar i Korporatës së Energjike e Kosovës, Nagip Krasniqi.

Krasniqi në AKK fillimisht ka deklaruar pasurinë e paluajtshme, ku posedon lokal 32 metra katror të trashëguar me vlerë 28 mijë e 800 euro dhe që është në pronësi të përbashkët, ai posedon edhe shtëpi të trashëguar 335 metra katror me vlerë 154 mijë e 770 euro në pronësi të përbashkët.

Krasniqi tek pasuritë e paluajtshme ka të deklaruar edhe një arë 2640 metra katror të trashëguar, që vlera e saj është 5 mijë e 280 euro dhe është në pronësi të përbashkët, ai posedon edhe një banesë 90 metra katror të blerë me kredi dhe nga të hyrat nga shitja e pronës së përbashkët familjare që vlera e saj është 94 mijë e 50 euro.

Image
Grafika

Krasniqi posedon edhe kriptovaluta të dy llojeve, njërën Stellar lumens me vlerë të tanishme 158 euro, ndërsa e blerë 924 euro.

Si edhe Ethereum me vlerë të tanishme 184 euro, ndërsa e blerë me vlerë 129 euro.

Image
Grafika

Tek paratë e gatshme Nagipi Krasniqi ka deklaruar 5 xhirollogari në Kosovë, ku në dy banka të tij posedon 10 mijë e 504 euro në njërën dhe në tjetrën 10 mijë e 661 euro.

Ndërsa në 3 banka të tjera të fëmijëve posedon, 17 euro, 11 mijë euro dhe 96 cent.

Image
Grafika

Tek të ardhurat vjetore Nagip Krasniqi ka të deklaruar pagën nga KEK-u në vlerë 42 mijë e 290 euro.

Krasniqi ka deklaruar edhe pagat e fëmijëve ku njëra është 14 mijë e 933 euro dhe tjetra 3 mijë e 600 euro.

Image
Grafika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat