Truall, pyll, arë e shtëpi - Kjo është pasuria e ministres Donika Gërvalla

Aktuale

Truall, pyll, arë e shtëpi - Kjo është pasuria e ministres Donika Gërvalla

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:55
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Agjencia kundër Korrupsionit ka nisur me publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2023.

Në mesin e zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz.

Ajo në pronësi të saj ka të deklaruara – të gjitha të trashëguara – një truall, një pyll, një arë dhe një shtëpi, që së bashku kapin vlerën ka të deklaruar një banesë, një depo dhe një parking, që së bashku kapin vlerën 125 mijë euro.

Image
Grafika

Si pasuri të luajtshme, Gërvalla ka të deklaruar një veturë Toyota në vlerë prej 7 mijë euro.

Ndërkohë që para të gatshme në bankë, Gërvalla ka të deklaruara 851 euro. Nga meditjet për udhëtime zyrtare jashtë vendit ajo ka të deklaruara 13 mijë e 867 euro.

Image
Grafika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat