Pasuria e deklaruar, Konjufca një banesë në “Kalabri” dhe mbi 6 mijë euro në bankë

Aktuale

Pasuria e deklaruar, Konjufca një banesë në “Kalabri” dhe mbi 6 mijë euro në bankë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 21:44
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, te sektori i pasurisë së paluajtshme ka deklaruar një banesë në vlerë prej 60,793 eurosh, një depo në vlerë prej 500 eurosh si dhe një parking me vlerë prej 6,000 eurosh.

Sipas APK-së, te sektori i parave të gatshme, ai ka deklaruar 6,006.49 euro.

Në listat e kësaj agjencie, figuron se Konjufca ka marrë kredi prej 55,000 eurosh për ta paguar banesën, prej të cilave duhet t’i paguajë edhe 36,595 euro.

Për të parë në detaje pasurinë e Konjufcës klikoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat