Presidentja Osmani deklaron pasurinë, ka vetëm 294 euro në bankë

Aktuale

Presidentja Osmani deklaron pasurinë, ka vetëm 294 euro në bankë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 22:06
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar pasurinë e saj si dhe të bashkëshortit.

Osmani ka deklaruar se para të gatshme ka 294 euro në bankë. Ndërkohë në të ardhurat vjetore ka deklaruar 33 mijë euro e 32 euro, teksa në mëditje, udhëtim zyrtar 7 mijë e 678 euro.

Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar se përfiton 36 mijë e 966 euro nga thesari i Kosovës.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj gjithashtu ka në pronësi shtëpi në vlerë prej 520 mijë eurove në Australi, të njëjtën e ka deklaruar për qira nga e cila përfiton 3 mijë e 320 euro. 

Image
Grafika
Image
Grafika
Image
Grafika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat