Osmani takon Mbretin Charlesin III, i shpreh urimet më të ngrohta në emër të Kosovës

Aktuale

Osmani takon Mbretin Charlesin III, i shpreh urimet më të ngrohta në emër të Kosovës

Më: 5 maj 2023 Në ora: 22:30
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Mbreti Charles III

Në ditën e parë të hapjes së kurorëzimit të mbretit Charles III, ai ka pritur në Pallatin Buckingham personalitete nga e gjithë bota e në pritjen e organizuar ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Osmani ka ndarë disa fotografi në Facebook, duke shkruar se e ka uruar mbretin në emër të popullit të Kosovës si dhe ka pasur mundësinë të flasë edhe me liderë të tjerë nga shtetet mike.

“Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës,”- ka shkruar Osmani.

Kurorëzimi i Charles do të bëhet nesër në Westminster Abbey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat