Tri banesa e një shtëpi 200 mijë euro, kjo është pasuria e kryeshefit të Ibër-Lepencit

Aktuale

Tri banesa e një shtëpi 200 mijë euro, kjo është pasuria e kryeshefit të Ibër-Lepencit

Më: 6 maj 2023 Në ora: 08:08
Faruk Mujka

Faruk Mujka i Lëvizjes Vetëvendosje në dhjetor të vitit që lam pasë, u zgjodh kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”. Në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2022, shihet se i njëjti qëndron goxha mirë financiarisht.

Mujka ka treguar se i ka tri banesa, një prej tyre në pronësi të bashkëshortes, dhe ka blerë edhe një shtëpi.

Tri banesat e Mujkës kapin shifrën e 135 mijë eurove, ndërkaq, shtëpia i kushton hiç më pak se 200 mijë euro.

Image
Grafika

Si pasuri të luajtshme ai ka treguar një veturë Volsëagen, në pronësi të bashkëshortes. Kjo, kushton katër mijë euro.

Të ardhura vjetore, Mujka ka dhënë mbi 2 mijë euro nga pozita në Ibër Lepenc, mëditje mbbi tre mijë euro dhe një pagë neto nga Ministria e Financave prej 300 euro.

Ndërkaq, ai ka deklaruar edhe 7 mijë e 500 euro të hyra vjetore të bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, Mujka ka qenë edhe kryetar i degës së LVV-së në Mitrovicë dhe nënkryetar i Komunës.

Image
Grafika

LVV-ja e kishte “nënshkruar dokumentin aplikues” për ta bërë Mujkën pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sidoqoftë, ai ishte tërhequr nga kjo garë, duke e arsyetuar këtë me “rritjen e VV-së dhe nevojën për krijimin e hapësirave për forcat e reja që po i bashkëngjiten partisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat