Shtëpi, lokal, veturë, para në bankë – kjo është pasuria milionëshe e Xhelal Sveçlës

Aktuale

Shtëpi, lokal, veturë, para në bankë – kjo është pasuria milionëshe e Xhelal Sveçlës

Më: 6 maj 2023 Në ora: 09:32
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2023 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sveçla ka deklaruar shtëpi në emër të prindit 300 metra katrorë në vlerë 600 mijë euro, poashtu lokal 200 metra katrorë në vlerë 650 mijë euro.

Ai ka deklaruar se posedon veturë të tipit Audi në vlerë 3 mijë e 100 euro.

Sveçla zotëron aksione në shoqëri tregtare, kurse para të gatshme në banka në emër të veta ka deklaruar 1222 euro, mbi 1900 euro në emër të gruas dhe 300 euro kursime në emër të fëmijëve.

Ministri Sveçla ka deklaruar se ka dy kredi për të shlyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat