Feraj befason me deklarimin e pasurisë - thotë se një shtëpi i kushton 5 mijë euro, tjetra 12 euro e dy banesat bashkë 115 euro

Aktuale

Feraj befason me deklarimin e pasurisë - thotë se një shtëpi i kushton 5 mijë euro, tjetra 12 euro e dy banesat bashkë 115 euro

Më: 6 maj 2023 Në ora: 09:38
Hysamedin Feraj

Për shkak se u emërua këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, edhe aktivisti Hysamedin Feraj u detyrua të deklaronte pasurinë. Dhe kjo pasuri del të jetë goxha e majme.

Feraj ka deklaruar dy banesa, dy shtëpi dhe dy oborre në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme.

Ai ka deklaruar dy banesat në vlerë prej 115 eurove e 85 centëve, dhe njërën shtëpi në vlerë prej 12 eurove. Nuk dihet se si ka arritur ai që t’i blejë kaq lirë këto prona të paluajtshme.

Image
Grafika

Shtëpinë tjetër megjithatë e ka me një vlerë më reale, ani pse përsëri të habitshme, prej vetëm 5 mijë e 500 eurove.

Ndërkohë, sa i përket oborreve, njëri thotë se i kushton 7 mijë euro me 83 metra katrorë dhe tjetri vetëm 1 mijë euro ani pse më i madh, 114 metra katrorë.

Feraj del se e ka edhe një veturë me vlerë prej 9 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat