Publikohen pamje pas shpërthimit në veri të vendit

Aktuale

Publikohen pamje pas shpërthimit në veri të vendit

Më: 6 maj 2023 Në ora: 09:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicën Veriore. Shpërthimi ka ndodhur afër stacionit të Policisë në Veri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani pohoi se rasti ndodhi rreth orës 03:00 të ditës së shtunë, ndërsa shtoi se nuk ka të lënduar.

Ndërkaq, faqja lokale “Welcome to Mitrovica” ka siguruar edhe pamje të momenteve pas shpërthimit.

Siç edhe mund ta shihni, aty pranë është një veturë që duket të ketë pësuar dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat