Ramush Haradinaj përkujton vëllain Luanin: 26 vjet më parë fitove përjetësinë

Aktuale

Ramush Haradinaj përkujton vëllain Luanin: 26 vjet më parë fitove përjetësinë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 11:03
Ramush Haradinaj dhe Luani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Luanin në 26-vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj, ka thënë se heroizmi e liria, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen.

“Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë.

Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës në një postim në Facebook.

Luan Haradinaj, kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat