Pasuria e Luan Dalipit, shefit të stafit të Kryeministrit: Shtëpi, banesë, dy vetura, mbi 60 mijë euro të ruajtura në bankë

Aktuale

Pasuria e Luan Dalipit, shefit të stafit të Kryeministrit: Shtëpi, banesë, dy vetura, mbi 60 mijë euro të ruajtura në bankë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:14
Luan Dalipi dhe Albin Kurti

Luan Dalipi, shefi i Stafit të Kryeministrit, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Atij vetëm një shtëpi e cila ka 360 metra katror i kushton 950 mijë euro.

Ai po ashtu zotëron edhe një banesë me vlerë prej 110 mijë eurove, ndërsa ka edhe një depo dhe një garazhë.

Shefi i Stafit të Kurtit ka edhe dy vetura, njëra prej të cilave ka vlerën e 35 mijë eurove, ndërsa tjetra i kushton rreth 8 mijë e 500 euro.

Ai ka deklaruar para të ruajtura në banka emër të tij dhe bashkëshortes ka deklaruar mbi 60 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat