Murati: Në muajin mars gati 2 mijë të punësuar në “Superpuna”, mbi 51 për qind janë vajza

Aktuale

Murati: Në muajin mars gati 2 mijë të punësuar në “Superpuna”, mbi 51 për qind janë vajza

Më: 6 maj 2023 Në ora: 13:13
Hekuran Mutati

Ministri i Financave, Hekuran Mutati ka njoftuar se gjatë muajit mars në platformën “Superpuna” janë gati dy mijë të punësuar.

“Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në #superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni”, njofton Murati.

Murati ka thënë mbi 51 për qind të të punësuar i takojnë gjinisë fëmrore.

“Pra përveç adresimit të problemit të punësimit të të rinjve në përgjithësi, superpuna po ndihmon edhe në rritjen e punësimit për vajzat e gratë në veçanti. Punë dhe drejtësi!”, shton tutje ministri i Financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat