Shtëpi, banesë e veturë, pasuria e Tahirit e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Aktuale

Shtëpi, banesë e veturë, pasuria e Tahirit e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Më: 6 maj 2023 Në ora: 13:17
Besnik Tahiri

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasurinë e ka bërë publike edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Tahiri posedon dy vetura, një të tipit Audi, e cila kushton 36 mijë euro, dhe një tjetër të tipit Volkswagen,  e cila kushton 7 mijë euro.

Para të gatshme, Tahiri ka 19 mijë euro.

Të pasuritë e paluajtshme, ai ka njoftuar se ka një shtëpi në vlerë 195 mijë euro, dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat