“Shan me nanë e babë” - Abelard Tahiri milioneri i PDK-së, kjo është kërkesa e profesorit për të

Aktuale

“Shan me nanë e babë” - Abelard Tahiri milioneri i PDK-së, kjo është kërkesa e profesorit për të

Nga: N. Sh. Më: 6 maj 2023 Në ora: 17:34
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e ka deklaruar pasurinë e tij.

Si shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, edhe Tahiri ka dalur super i pasur.

Pasuria e tij është milionëshe.

Pas publikimit të pasurisë, atij po i kërkohet që të tregojë se si u bë milioner.

Është analisti politik, profesori Binak Maxharraj që po kërkon një gjë të tillë.

Reagimi i plotë:

KY SHKËRDHAQI I PDK-SË LE TE TREGOJË SI U BË MILIONER.

Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, e ka deklaruar pasurinë e tij.

Sipas formularit të zbardhur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ai ka dy shtëpi që i kushtojnë mbi gjysmë milionë euro, një tokë në vlerë prej gjysmë milioni euro dhe një njësi banimi me 250 lokale afariste që ka vlerën e 400 mijë eurove.

I njëjti ka deklaruar se në bankë ka rreth 10 mijë euro të gatshme.

Ai ka deklaruar se merr rreth 15 mijë euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, dhe mbi 20 mijë të tjera qera nga objekti afarist.

Ky njeri kontravers i PDK-së me pozita të ndryshme dobipruëse në PDK dhe në qeveritë e Klanit Pronto sa zgërdhihet dhe shan me nënë e babë, e me rob shpie këdo që mbërrin e sidomos haptas në Paralemtin e Kosovës eshtë mirë të tregojë se kah e mori gjithë këtë pasuri milionëshe me djersë duke sharë e piskatë në Parlament, apo duke e vjedhë dhe plaçkitë shtetin si të gjithë të tjerët në partinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat