Osmani takon presidentin gjerman, e informon për dialogun me Serbinë

Aktuale

Osmani takon presidentin gjerman, e informon për dialogun me Serbinë

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:37
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Gjermanisë Frank Walter Steinmeier.

Osmani e informoi homologun e saj gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo tha se e falënderoi Steinmeierin për mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën euroatlantike.

E para e shtetit po qëndron për një vizitë në Britani të Madhe.

Ajo mori pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat