Vëllai i Mirsad Ndrecajt: Djemtë e Kumanovës nuk guxojnë ta hanë ushqimin e burgut

Aktuale

Vëllai i Mirsad Ndrecajt: Djemtë e Kumanovës nuk guxojnë ta hanë ushqimin e burgut

Më: 7 maj 2023 Në ora: 12:13
Vëllai i Mirsad Ndrecajt

Më 9 maj bëhen 8 vjet nga rasti “Kumanova”, ku mbetën të vrarë 10 shqiptarë dhe 8 policë maqedonas, me dhjetëra persona u plagosën, ndërsa tashmë disa nga pjesëtarët e këtij rasti ndodhen në burg, shkruan GazetaDemos.

Mirëpo, sot e asaj dite ende ka dilema se çfarë ndodhi në të vërtetë në betejën e grupit të Kumanovës, ku mbetën të vrarë edhe ish-pjestarët e UÇK-së, Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj.

Detaje ekskluzive janë shpalosur këtë javë në emisionin n’Demos nga vëllai i Misrad Ndrecajt, Ylber Ndrecaj.

Ai tregoi se si trajtohen djemtë e Kumanovës në burgun ku po e vuajnë dënimin, me ç’rast tha se njërin prej tyre kanë dashur ta mbysin duke e helmuar.

“Janë të rrezikuar në burg ata, nuk guxojnë tamon me e shfaq, Janë të rrezikuar se i kanë helmu, kanë mujt me i mbyt. Njërin prej të burgosurve e kanë helmu, spo ja përmendi emrin. Më ushqimin nuk e marrin aty tash, ushqimin e marrin nga familja, ju dërgojnë me paketa familja, ushqimin dmth e kanë të vetin, nuk guxojnë me honger ushqim në burg”, tha Ndrecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat