Detaje për përgjakjen në mesnatë në Prizren, gjithçka nisi pas larjes së veturës

Aktuale

Detaje për përgjakjen në mesnatë në Prizren, gjithçka nisi pas larjes së veturës

Më: 7 maj 2023 Në ora: 13:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Media më parë raportoj për një ngjarje që ka ndodhur sot pas mesnatës në Prizren, ku rreth 15 persona janë përleshur mes vete.

Meida ka mësuar edhe shkaqet e kësaj përleshjeje. Gjithçka ka ndodhur mes dy grupeve, pronarëve të një autolarjeje dhe disa personave që e kanë dërguar veturën në autolarje.

Personat që kanë derguar veturën në autolarje, kanë pretenduar se punëtori i autolarjes gjatë pastrimit të veturës i ka vjedhur arin që ishte në veturë.

Këto akuza nuk i kanë pranuar puntorët e  autolarjes, dhe si pasojë e gjithë kësaj ka ardhur deri tek konfrontimi verbal.

Rastin për indeks e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi dha detaje për IndeksOnline, ku tregoj se rasti po cilësohet si ‘Tentim Vrasje’ dhe nga kjo përleshje kanë mbetur të lënduar 4 persona, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.

Gashi tha se lidhur me rastin janë ndaluar nëntë persona për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat