Kurti sot merr pjesë në sesionin hapës të Forumit Ekonomik të Vjenës

Aktuale

Kurti sot merr pjesë në sesionin hapës të Forumit Ekonomik të Vjenës

Më: 8 maj 2023 Në ora: 07:47
Albin Kurti

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot Forumi Ekonomik i Vjenës (VET) mban konferencën me titull “Vienna Economic Talks – Prishtina Meeting 2023”.

Kurti do të marrë pjesë në sesionin hapës nga ora 9:00, ku do të jetë folës kryesor.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sonte në një event të organizuar, ka mirëpritur pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, ku këtë herë Kosova është nikoqire e saj.

Ai thotë përmes një cicërime në twitter, se bashkëpunimi ekonomik, krijon shoqëri më të drejta e jo vetëm gjenerim të pasurisë.

”Sonte mirëprita pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, të cilin e kemi nderin ta presim këtë vit në Kosovë. Bashkëpunimi ekonomik midis demokracive jo vetëm që gjeneron pasuri, por gjithashtu mbështet vlerat tona të përbashkëta, duke krijuar shoqëri më të drejta dhe më të prosperuara për qytetarët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat