Hashim Thaçi e Kadri Veseli kishin dërguar prokurorë special te Naim Miftari – kjo është arsyeja

Aktuale

Hashim Thaçi e Kadri Veseli kishin dërguar prokurorë special te Naim Miftari – kjo është arsyeja

Nga: N. Sh. Më: 8 maj 2023 Në ora: 11:16
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se disa herë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i kishin dërguar prokurorë special në shtëpinë e tij.

Miftari përmes një postimi në Facebook thotë se, arsyeja e kësaj ishte pajtimi me ta.

Miftari ka publikuar edhe inicialet e prokurorëve të cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij.

Ata janë S.H. dhe R.M.

Postimi i plotë:

Ani kur thoshin Hashim Thaçi e Kadri Veseli publikisht kush ka fakte le të shkon në gjykatë dhe t’i drejtohen prokurorisë speciale të Kosovës, a disa herë m’i kanë pas dërgu prokurorët special të Kosoves S.H, R.M... në shtëpi me polici kinse zyrtarisht, por shpejt tregonin se qëllimi e tyre i vërtet pasi ishte se kishin ardhur si ndërmjetësus-sekser që mu bë prap miq me bë paqe me Thaçin e Veselin!

Nuk e dinin asnjëra pal se unë Naim Miftari edhe familjarisht e kemi traditë se me nguc ose me dëmtua apo me ia bë të padrejtën naj kuj vdesim e se bëjmë kurrë, por mena nguc kush e me tentu me m’i impunuar gjërat me dallavere, me rrena ose me çfarëdo force se fali kurrë, kurrë nuk bëj paqe më, por mbesim në hasmēri tanë jetën deri të vdesim një ditë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat