“Lëre humorin katunaresk” – Ramabaja i kthehet Ollurit, përplasen për VV-në

Aktuale

“Lëre humorin katunaresk” – Ramabaja i kthehet Ollurit, përplasen për VV-në

Më: 8 maj 2023 Në ora: 21:41
Panelistët Sadri Ramabaja

Panelistët Sadri Ramabaja, Ilir Mirena dhe Parim Olluri kanë replikuar në emisionin Pressing në T7 lidhur me rolin e ambasadorit Martin Berishaj në aferat me shitje të energjisë elektrike.

Ramabaja tha se Berishaj ka punime të shumta shkencore të cilat janë cituar botërisht.

Ndërkohë Mirena ia ktheu se në punimet e tij, Berishaj e ka të cituar edhe një akademik serb famëkeq.

“Aq vlejnë punimet e tij. Ka të cituar edhe Dobrica Qosiqin”, ia ktheu ai.

Ndërkohë në një moment debati eskaloi në sarkazëm nga ana e Mirenës ndaj të cilit reagoi Ramabaja.

“Lëre humorin katunaresk për odat e Drenciës”, tha Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat