Deputetja e Vetëvendosjes thotë se mund të ketë një draft “merre ose lëre” për Asociacionin

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes thotë se mund të ketë një draft “merre ose lëre” për Asociacionin

Më: 9 maj 2023 Në ora: 07:02
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e pyetur se a mund të ketë një draft-statut për Asociacionin nga ndërkombëtarët në formën “merre ose lëre” ashtu siç ndodhi me planin franko-gjerman, tha se edhe kjo mund të ndodhë, megjithëse theksoi se ende nuk është marrë ndonjë refuzim nga pala ndërkombëtare sa i përket draft vizionit të propozuar nga kryeministri Albin Kurti.

“Mund të jetë edhe kjo, por ne jemi në fazën kur ende nuk kemi marrë një refuzim për draft vizionin që është dorëzuar prej kryeministrit Kurti dhe draft vizioni s’ka të bëjë me Asociacionin sepse ne nuk po flasim për Asociacion më pavarësisht që po dëgjojmë thirrje prej ndërkombëtarëve. Megjithatë ne jemi në një pikë kur kemi arritur Asociacionin madje ta heqim fare, qoftë edhe si term, qoftë në dokumente të shkruara, qoftë në deklaratat publike të zyrtarëve të Bashkimit Evropian “, tha ajo.

Ndryshe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, kishte thënë se plani franko-gjerman, më nuk mund të negociohet, por se ai ka formën merre ose lëre.

Teksa kyeministri, Albin Kurti pati deklaruar se propozimi franko- gjerman është produkt i historisë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat