​Radman: Modeli kroat për pakicën serbe mund të shërbejë për Kosovën

Aktuale

​Radman: Modeli kroat për pakicën serbe mund të shërbejë për Kosovën

Më: 9 maj 2023 Në ora: 10:12
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka thënë se modeli kroat i rregullimit të pakicës serbe mund të shërbejë si shembull edhe për Kosovën.

Në vizitën e sotme të tij në Kosovë, në konferencën e përbashkët për media me kryediplomaten kosovare.

Ai tha se ky model ka pasur sukses në Kroaci, por se varet nga shtetet sa mund të zbatohet tek sistemet e tjera.

Në anën tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se asnjë Asociacion që shkel kushtetutën e Kosovës nuk është zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat