Rrusta flet për festat zyrtare dhe pushimet: Janë të mirëseardhura, kritikat kundër janë pa vend

Aktuale

Rrusta flet për festat zyrtare dhe pushimet: Janë të mirëseardhura, kritikat kundër janë pa vend

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:56
Teutë Rrusta

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta ka shkruar në lidhje me festat zyrtare që janë në Kosovë.

Ajo përmes një statusi në Facebook, ka thënë se nuk paraqet asnjë problem shuma e ditëve të pushimit.

Madje sipas saj, edhe në terma produktiviteti, sipas studimeve që janë rritur për këtë temë, pushimi e rritë efektivitetin në punë.

“Festat (pushimet) zyrtare janë të mirëseardhura. Kritikat kundër janë pa vend. Botërisht diskutohet ulja e ditëve të punës në 4 ditë, e tek ne është ba ankesē pse dy muaj të vitit kemi disa festa që imponojnë pushim. Dhe kjo pastaj po përdoret për të sha e mallkue “ata që kqyrin me fitu pa punu””, ka shkruar Rrusta.

Rrusta, ndër të tjera ka thënë se kërkesa nuk duhet me qenë që sektori publik të ketë më pak pushim, por që sektorit privat t’i imponohet kjo.

“Konflikti mes këtyre sektorëve po prodhon tension mes punëtorëve, ndërkohë që shfrytëzimi vazhdon. Mos të harrojmë që edhe institucionet publike edhe ndërmarrjet private mbahen nga punëtorët. Ata përfitojnë nga puna jonë. Pushimi i takon secilit. Është nevojë jetike.  Problemi i kualitetit të punës adresohet ndryshe, jo me ditë pune më shumë a më pak. Diagnozat dembele pengojnë ndryshimet e duhura”, përfundon statusi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat