Szunyog: Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE

Aktuale

Szunyog: Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE

Më: 9 maj 2023 Në ora: 12:13
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së.

Me këtë rast ai tha se Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE. Madje shtoi se po e mbështesin Kosovën që t’i përmbush standardet e BE-së sa i përket energjisë së gjelbër.

“Jemi shumë të lumtur që se bashku me Qeverinë kemi finalizuar pakon e mbështetjes për energjinë. Por, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që ta ndihmojmë Kosovën në tranzicionin e gjelbër, që t’i arrijë qëllimet e ‘Green Deal’, por edhe që t’i përmbush standardet e BE-së”.“Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE, prandaj kjo është i rëndësishme për ne. E shohim Kosovën, si dhe gjithë rajonin, si shtete të ardhshme të BE-së”.

Kosova edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, në listën e festave zyrtare e feston 9 majin, Ditën e Evropës.

Këtë vit kjo festë i ka rënë ditën e martë pra ditë pune, por administrata shtetërore nuk punon, nuk punojnë as shkollat apo universitetet, e gjithashtu as shumë qendra mjekësore të nivelin primar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat